Hansi Flick u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-3 ndaj Interit dhe eliminimit nga Champions League.
Në intervistën pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës tha se ishte zhgënjyer nga arbitri polak Marciniak, shkruan A2.
“Jam i zhgënjyer, por jo me ekipin tim. Djemtë provuan gjithçka. Kështu e ka futbolli. U eliminuam, por sezonin tjetër do të përpiqemi përsëri t’i bëjmë tifozët të lumtur. Interi luan mirë dhe është një ekip i shkëlqyer. Ata mbrohen mirë dhe kanë sulmues të mirë. Ata gjithashtu marrin vendime të mira nga arbitrat. Nuk dua të flas shumë për gjyqtarin, por çdo vendim 50-50 shkoi në favorin e tyre. Kjo më trishton”, tha Hansi Flick.
(A2 Televizion)