Bie pista Ipswich, Broja drejt një tjetër skuadre të Premier League

Nga A2 CNN
24 Gusht 2024, 14:22 | Futboll

Bie pista Ipswich, Broja drejt një tjetër skuadre të Premier

Armando Broja mbetet në qendër të merkatos në Premier Ligë. Edhe pse huazimi te Ipswich Town dukej thjesht një formalitet, marrëveshja është prishur.

Chelsea dhe skuadra e porsangjitur në elitën e futbollit anglez nuk ranë dakord për detajet formale dhe negociatat u mbyllën. Të dy klubet lëvizën në kërkim të zgjidhjeve të tjera në merkato.

Për sa i takon të ardhmes së Brojës, mbetet të kuptohet ende nëse Chelsea do ta mbajë sulmuesin shqiptar, apo ta largojë. Në situatën e krijuar, në garë është futur edhe Everton. Klubi nga Liverpuli pritet të shesë Beton ose Muapaj-in dhe në atë rast, 22-vjeçari kuqezi cilësohet si alternativa ideale për sulmin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos