
Një grup aksionarësh nga klubi i Spanjws kanë rënë dakord të hyjnë në negociata me lojtarin nga Camas.
Lidhja midis Sergio Ramos dhe Sevillas është e thellë. Qendërmbrojtësi doli nga akademia e të rinjve në Nervion dhe kaloi tre sezone me ekipin e parë, duke luajtur si mbrojtës i djathtë, para se të transferohej te Real Madrid.
Pas 16 sezonesh me Los Blancos dhe dy te PSG, ai u rikthye në Seville për një sezon përpara se të nënshkruante me Monterrey, Meksike.
Ramosi është i lidhur gjithmonë me Sevillen. Disa muaj më parë, ishte si një lojtar i mundshëm. Tani, është si një investitor.
Thashethemet janë aq të forta, sipas 'Cadena Ser', saqë me sa duket një pjesë e bordit të klubit ka rënë dakord të negociojë ofertën e paraqitur nga fituesi i Kupës së Botës me Spanjën (e cila thuhet se është rreth 450 milionë euro).
Me ofertën në dore, grupi që përfaqëson Sergio Ramos tani mund të kryejë një audit të klubit Sevilla, i cili ka përjetuar ulje-ngritje financiare vitet e fundit.
(A2 Televizion)