Irani po shqyrton kushtet për rinisjen e bisedimeve me SHBA-të

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2026, 15:49 | Bota

 

Irani po shqyrton kushtet për rinisjen e bisedimeve me SHBA-të

Irani po shqyrton kushtet për rinisjen e bisedimeve me SHBA-të, bëri me dije këtë të hënë një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Iranit për “Reuters”.

Të dy palët kanë dhënë sinjale për rigjallërimin e diplomacisë pas mosmarrëveshjeve të gjata lidhur me programin bërthamor të Tehranit.

Zyrtari iranian bën me dije se ditët e ardhshme mund të kemi një takim në Turqi mes të dërguarit të posaçëm të SHBA-ve Steve Witkoff dhe kryediplomatit iranian Abbas Araqchi.

Tensionet mes dy vendeve u rritën ndjeshëm pas shtypjes së dhunshme të demonstrative kundër regjimit të Ajatollahëve, përcjell A2CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos