All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Botërori i Klubeve 2025 - Barcelona, Milan dhe Arsenal jashtë, buzëqesh Salzburg

Nga Erald Kodhelaj
18 Prill 2024, 16:40 | Futboll
All - Paragraf - 1

Botërori i Klubeve 2025 - Barcelona, Milan dhe Arsenal jashtë,

Pas Milanit dhe Barcelonës, edhe Arsenali mbetet jashtë Botërorit për Klube 2025, që do të zhvillohet në verë në Shtetet e bashkuara. Eliminimi nga Champions i kushtoi shtrenjtë topçinjve, që humbën vendin në formatin e ri të aktivitetit me 32 skuadra.

All - Paragraf - 3

Kjo i garantoi pjesëmarrjen automatike Salzburgut. Si mund ta shihni edhe në grafik, austriakët u bënë skuadra e 12-të dhe e fundit nga Europa që siguroi vendin në turne.

Ata përfituan nga koeficienti i 4 viteve të fundit, ndërsa sipas rregullores Arsenali mund të kualifikohej vetëm nëse fitonte trofeun e Champions, si e vetmja mënyrë për të shtuar një tjetër ekip nga Anglia. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos