Është prezantuar projekti i kompleksit të ri sportiv të Akademisë së Futbollit Dyrrah City, të Manchester City, i cili do të ndërtohet në zonën e Spitallës, në Durrës.
Në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë, merrnin pjesë Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, drejtues të Manchester City, sportistë e të ftuar nga bota e sportit.
Kompleksi i ri sportiv, pritet të jetë ndër komplekset më moderne stërvitore në rajon, një impiant sportiv me tetë fusha sportive për të rinj dhe profesionistë, palestra, qendra fizioterapie, ambiente multifunksionale.
Në datat 16-19 prill do të jenë në Shqipëri 5 kupat që ka fituar Manchester City në sezonin e shkuar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar: Champions League, Premier League, FA Cup, Botërori për Klube dhe Superkupa e Europës. (A2 Televizion)