Dhuna në fushë, procedohen penalisht 4 futbollistë nga Erzeni dhe Partizani

Nga Erald Kodhelaj
17 Prill 2024, 17:18 | Futboll

Dhuna në fushë, procedohen penalisht 4 futbollistë nga Erzeni dhe

Ndeshja ndërmjet Erzenit dhe Partizanit në kampionatin e 21-vjeçarëve përfundoi mes grushteve dhe dhunës masive.

Incidentet në Shijak, ndërmjet lojtarëve të dy skuadrave, u shoqëruan me procedim penal në gjendje të lirë për katër prej futbollistëve nga të dyja ekipet.

Policia theksoi se nuk ishte njoftuar për zhvillimin e këtij aktiviteti. Veprat penale për të cilat sportistët e rinj akuzohen janë "Plagosja e lehtë me dashje", "Dëmtime të tjera me dashje", "Shkatërrimi i pronës" dhe "Prishja e qetësisë publike". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos