Barcelona është rikthyer te fitorja teksa ka mundur minimalisht 1-0 Osasunën, me një gol të realizuar nga 18-vjeçari brazilian, Vitor Roques, për të cilin katalanët paguan 40 milionë euro te Athletico Paranaense.
Ai u aktivizua në minutën e 62-të dhe i mjaftuan vetëm pak sekonda për të dërguar topin në rrjetë. Takimi nisi keq për vendasit, pasi Ferran Torres pësoi një tërheqje muskulore dhe u detyrua të largohej në minutën e shtatë. Tekniku Xavi e zëvendësoi me Fermin Lopez.
Torres braktisi fushën i përlotur, ndërkohë që tifozët katalanas e duartrokitën për t’i dhënë zemër. Te Barcelona shpresojnë që ky dëmtim të mos jetë i rëndë, por gjithçka do të përcaktohet nga ekzaminimet.
Minuta e 63′, Barcelona në avantazh. 18-vjeçari Vitor Roque, i cili kishte vetëm pak sekonda që ishte futur në fushë, zhbllokoi takimin falë një realizimi me kokë. (A2 Televizion)