Brentford vendos çmimin për Strakoshën, gardiani kuqezi në radarin e Fiorentinës dhe AEK

Nga A2 CNN
2 Korrik 2024, 12:31 | Futboll

Brentford vendos çmimin për Strakoshën, gardiani kuqezi në

Katër milionë euro është çmimi për të cilin portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, mund të shitet në merkaton e kësaj vere. Anglezët e Brentford kanë fiksuar çmimin për gardianin e portës, teksa ofertat nuk mungojnë.

Strakosha siç përflitet prej disa ditësh është në radarët e klubeve të Seria A, me Fiorentinën që ka bërë hapa konkret për 29-vjeçarin. Violët janë duke e konsideruar seriozisht portierin shqiptar, pasi qëndrimi i Terazzianos nuk konsiderohet i sigurt dhe Strakosha është i favorizuar pasi e njeh mjaft mirë futbollin italian.

“Corriere dello Sport” konfirmon interesimin e skuadrës italiane dhe në të njëjtën kohë zbulon se Brentford kërkon 4 milionë euro për ta lënë Strakoshën të largohet nga Londra.

Sakaq, gardiani kuqezi është edhe në listën e dëshirave të AEK-ut. Verdhezinjtë pas largimit të Stankoviçit dhe Athanasiadis synonin Alberto Brignoli, por 32-vjeçari pritet të përfundojë kalimin te gjermanët e Union Berlin.

Pas paraqitjeve të shkëlqyera në Europian, AEK është bindur se duhet të transferojë Strakoshën, por ai nuk është i vetmi që po konsiderohet nga “verdhezinjtë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos