Broja debuton në Premier League me Burnley në supersfidën ndaj Liverpool

Nga A2 CNN
14 Shtator 2025, 17:38 | Futboll

Broja debuton në Premier League me Burnley në supersfidën ndaj

Armando Broja luajti minutat e fundit të ndeshjes ndaj Liverpool, duke shënuar debutimin e tij në Premier League me ekipin e tij të ri, Burnley.

Sulmuesi i Kombëtares u aktivizua në minutën e 89, kur ekipi i tij ishte me dhjetë lojtarë, por po rezistonte duke ruajtur barazimin 0-0, shkruan A2.

Por, në minutat shtesë, Hanibal shkaktoi penallti dhe Salah shënoi duke i dhënë fitoren minimale 1-0 Liverpoolit në këtë ndeshje.

Broja kishte debutuar me Burnley në Kupën e Ligës, ndeshje ku e nisi titullar dhe dha një asist, por në kampionat ende nuk kishte luajtur asnjë minutë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos