Kuvendi i Shqipërisë do të shqyrtojë sot kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për të hequr imunitetin e deputetes Belinda Balluku, që njëkohësisht është edhe zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Trupa e prokurorëve të SPAK ka mbërritur tashmë në Kuvend, ku do të paraqesë pretendimet para Këshillit të Mandatave. Me dy prokurorët e çështjes, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko është edhe kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, i cili është në ditën e parë të mandatit të tij si drejtues i institucionit.
Vetë Balluku nuk është e pranishme në mbledhje, aty ndodhet vetëm përfaqësuesi i saj ligjor, Ardian Kalia. (A2 Televizion)