Eksploziv automjetit brenda oborrit të 39-vjeçarit në Tiranë

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2025, 08:46 | Kronikë

Eksploziv automjetit brenda oborrit të 39-vjeçarit në

Një sasi lënde plasëse është hedhur në automjetin e një 39-vjeçari brenda oborrit të shtëpisë së tij në Tiranë. Policia njofton se nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale. A2 CNN mëson se eksplozivi iu vendos automjetit të parkuar të Dritan Janos.

“Më datë 19.12.2025, rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël, dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse në automjetin e shtetasit D. J., rreth 39 vjeç, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij. Si pasojë, pati vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos