Champions/ Bayern dhe United fitojnë me goleadë. Mbrëmje magjike për Comon

Nga A2 CNN
11 Shtator 2026, 08:20 | Futboll

Champions/ Bayern dhe United fitojnë me goleadë. Mbrëmje magjike

U luajtën mbrëmjen e së enjtes 4 duelet e vlefshme për fazën e ligës në Champions League.

Mbrëmje magjike për Comon e Cesk Fabregas, që debutoi në këtë kompeticion me fitoren 4 -1 ndaj Leipzig, shkruan A2.

Në duelet e tjera, Bayern Munchen dhe Manchester United triumfuan 5-0 dhe 4-0, respektivisht ndaj Bodo Glimt dhe Sabah Baku, dy rivalë modestë.

Fitore dramatike arriti edhe Lens në transfertë ndaj Slavias së Pragës. Vendasit ishin duke fituar deri në minutën e 90-të me rezultatin 2-1, ndërkohë që francezët përmbysën gjithçka në minutat 91 dhe 93 me Thauvin dhe Aguilar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos