Gara për Topin e Artë ka nisur zyrtarisht dhe këtë herë lista e kandidatëve sjell një përplasje mes yjeve të mëdhenj të futbollit dhe një brezi të ri që kërkon të marrë fronin.
Harry Kane, Kylian Mbappé, Lamine Yamal, Erling Haaland, Lionel Messi, Jude Bellingham dhe Ousmane Dembele janë vetëm disa prej emrave që kërkojnë trofeun prestigjioz.
Në qendër të vëmendjes është Harry Kane, pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Bayern Munich. Anglezi është ndër favoritët kryesorë, pa lënë pas Osmane Dembele, Lamine Yamal dhe Kylian Mbappé, që vazhdojnë të jenë protagonistë në skenën europiane.
Por, historia më e veçantë është ajo e Lionel Messit. Tetë herë fituesi i Topit të Artë është sërish në listë dhe, nëse do të triumfonte, do të vendoste një tjetër rekord të jashtëzakonshëm në historinë e këtij çmimi.
Nga lista mungon një emër që nuk mund të kalojë pa u përmendur: Cristiano Ronaldo. Portuguezi nuk është nominuar këtë vit. Ndërkohë, Ousmane Dembélé, fituesi i Topit të Artë të vitit të kaluar, është sërish pjesë e garës dhe kërkon të mbrojë kurorën.
Në garën për Topin e Artë vajza, mungesa e madhe është ajo e Aitana Bonmati, fituese e tre edicioneve të fundit, e cila nuk është në listë për shkak të dëmtimit.
Por, Topi i Artë nuk është i vetmi trofe që do të ndahet.
Për portierin më të mirë të vitit janë të nominuar Thibaut Courtois, Emiliano Martinez apo David Raya dhe ndërsa një nga surprizat është Vozinha, portieri i Kepit të Gjelbër. Në garën për trajnerin e vitit janë Mikel Arteta, Luis Enrique, Unai Emery, Vincent Kompany dhe Luis de la Fuente.
Ndërsa për klubin e vitit konkurrojnë Arsenal, Bayern Munich, PSG, apo Flamengo Dhe tashmë data është caktuar: në 26 tetor, në Londër, do të mësohet edhe emri i fituesit të Topit të Artë 2026.
Një mbrëmje që premton spektakël, por mbi të gjitha përgjigjen e pyetjes që çdo tifoz po pret: kush do të jetë mbreti i futbollit botëror? (A2 Televizion)