Como në Champions League, klubi italian bën dhuratën fantastike për tifozët

Nga Dea Kozma
9 Shtator 2026, 13:45 | Futboll

Como në Champions League, klubi italian bën dhuratën fantastike

Një debutim i veçantë për Comon në arenën e madhe të Champions League. Klubi ka menduar për tifozët që e kanë ndjekur skuadrën prej dekadash, edhe në këtë moment mos të mungojnë.

Presidenti Mirvan Suvarso, së bashku me disa prej drejtuesve më të lartë të klubit, kanë vendosur të lënë vendet e tyre në tribunën e stadiumit, për t’ua dhënë falas tifozëve të lindur në vitin 1950 ose më herët.

Një nismë simbolike për ata që kanë një lidhje të veçantë me Comon dhe që e kanë ndjekur klubin që nga vitet e para, në çdo kategori ku ka luajtur, shkruan A2.

Drejtuesit kanë zgjedhur të jenë në një tjetër pozicion, duke i dhënë mundësinë këtyre tifozëve të përjetojnë nga stadiumi një moment historik për klubin. Një gjest që shkon përtej futbollit dhe tregon lidhjen e fortë mes Comos dhe brezave të tifozëve që e kanë shoqëruar ndër vite. Aq më tepër në një stadium që, për ndeshjet e UEFA-s, mund të presë vetëm rreth 11 mijë tifozë.

Como do të luajë të enjten kundër Leipzig. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos