
Manchester City e nisi aventurën europiane me një fitore të pastër 2-0 në transfertën ndaj Portos.
Protagonisti absolut ishte Erling Haaland, i cili realizoi të dy golat, një në fillimin e pjesës së dytë dhe tjetrin në shtesë.
Spektakël dhe pesë gola në Dortmund, ku vendasit mposhtën Villarrealin 3-2. Guirassy realizoi dy herë, por edhe shënoi një autogol në fund, duke i dhënë sfidës një mbyllje të pazakontë.
Një nga ndeshjet më emocionuese të mbrëmjes u zhvillua në Francë: Betis përmbysi Lille dhe fitoi 3-2. Marc Bartra shënoi dy gola, ndërsa Troy Parrott realizoi golin vendimtar Lille mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Ethan Mbappé.
Aston Villa mori një fitore të rëndësishme 3-2 në Belgjikë ndaj Club Brugge. Anglezët shkuan në pushim me avantazhin 3-1 dhe, edhe pse vendasit reaguan pas pushimit, Villa arriti ta ruajë fitoren.
Ndërsa AEK-u i Athinës fitoi 1-0 ndaj LASK. Heroi ishte Razvan Marin, i cili realizoi me një goditje spektakolare dhe i dha skuadrës greke tri pikët. (A2 Televizion)