Pogradeci bën surprizën ndaj Besës, luan sezonin ndaj Tiranës

Nga A2 CNN
28 Prill 2025, 20:08 | Futboll

Pogradeci bën surprizën ndaj Besës, luan sezonin ndaj

Jo Besa, por Pogradeci do të jetë kundërshtari i Tiranës në takimin që do të caktojë skuadrën e 10 sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore.

Pogradecarët bënë surprizën duke mposhtur 1-0 kavajasit në takimin e zhvilluar në Elbasan Arena. Një surprizë e madhe duke pasur parasysh faktin që për një periudhë të gjatë Besa ishte ekip që e udhëhoqi Kategorinë e Parë.

Goli i vetëm i takimit u shënua me goditje dënimi në pjesën e parë nga Alidemaj.

Në vërshëllimën përfundimtare, ka shpërthyer festa legjitime në tribuna dhe në fushë, me lojtarët që janë rreshtuar pastaj para mbështetësve të tyre, për të marrë duartrokitjet mëse të merituara për arritjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos