Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ardhshëm i Brazilit. Gazeta spanjolle “Marca” publikon se ditët e italianit si trajner i Real Madrid kanë përfunduar.
Ancelotti, sipas "Marca", ka arritur marrëveshjen me Federatën Braziliane të Futbollit, përcjell A2.
Pasi të mbyllë sezonin me Realin, Ancelotti do të marrë direkt drejtimin e 5 herë kampionëve të botës.
Me Real Madrid, Ancelotti ka rënë dakord që të mos e drejtojë skuadrën në Botërorin e Klubeve.
Kështu, pasi ka fituar gjithçka në nivel klubesh si futbollist dhe trajner, Carlo Ancelotti do të tentojë të fitojë edhe Kupën e Botës, trofeun më të rëndësishëm në futboll.
(A2 Televizion)