Pas përfundimit të Kupës së Mbretit, ku Barcelona triumfoi ndaj Real Madridit në shtesë, vëmendja tani është zhvendosur tek Champions League.
Gjysmëfinalet luhen këtë javë dhe sipas superkompjuterit të Opta-s, Arsenali është favorit për të fituar turneun me 31.3% shanse, pas eliminimit të Real Madridit.
Barcelona renditet e dyta me 27.4%, ndërsa përballet me Interin e Milanos, ekip që ka më pak gjasa për triumf (19.2%) për shkak të formës së dobët së fundmi.
PSG-ja mban vendin e katërt me 22% mundësi për të ngritur trofeun në finalen që do të luhet më 31 maj në “Allianz Arena” të Mynihut. (A2 Televizion)