Champions League me format të ri nga sezoni i ardhshëm, çfarë duhet të dini...

Nga Erald Kodhelaj
7 Shkurt 2024, 15:20 | Futboll

Pas kalimit të rrezikut për Superligën Eurpiane, UEFA vendosi të ndryshojë formatin e Champions. Synimi është për ta bërë më interesant dhe gjithëpërfshirës.

CHAMPIONS FORMATI I RI

Foto 1
·      Ky sezon do të vijojë me 8 grupe me nga 4 skuadra, për një total prej 137 ndeshje.
·      Revolucioni nis prej sezonit 2024-2025, me ndryshimin e formatit, ku kalohet nga 32 skuadra pjesëmarrëse në 36 të tilla. Numri i ndeshjeve rritet në 203 në Champions. Hyrja garantohet gjithmonë nëpërmjet pozicionimit në kampionatet kombëtare. (Zgjerimi vlen edhe për Europa dhe Conference League).
·      Aktiviteti më i rëndësishëm do të luhet në 11 nga 12 muajt e vitit.
·      Në total numri i ndeshjeve rritet me 47% krahasuar me edicionet e mëparshme.

Foto 2
·      Nga 8 grupe kalohet në një Ligë të Përbashkët, i konceptuar si kampionat
·      Nëse deri më tani një skuadër luante 6 ndeshje në grupe, me formatin e ri do të zhvillojë 8 ndeshje: 4 në shtëpi dhe 4 jashtë.
·      36 ekipet do të ndahen në 4 fasha me nga 9 skuadra, bazuar në koeficientin e UEFA-s· Kundërshtarët e fazës së parë caktohen me short, nuk do të ketë përballje nga ekipet e të njëjtit vend.
·      8 ndeshjet do të luhen në harkun e 10javëve. Faza e parë nis në shtator dhe përfundon në janar.
·      UEFA theksoi se të gjitha ndeshjet përveç finales do të luhen në mesjavë, duke ruajtur traditën dhe respektuar ligat kombëtare.

Foto 3
·      8 ekipet e para të Ligës së Përbashkët kualifikohen në fazën 1/8.
·      9-16 shkojnë në fazën play-off si koka serie
·      17-24 shkojnë në play off si ekipe jo-favorite
·      25-36 eliminohen dhe nuk ka zbritje në Europ aLeague
·      8 ekipet fituese të play off i bashkohen 8 të parave për të krijuar fazën e 1/8.
·      Prej kësaj faze mund të luhen ndeshjet derbi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos