Championship, Anis Mehmeti realizon dy gola dhe i siguron fitoren Bristol

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2025, 17:55 | Futboll

Championship, Anis Mehmeti realizon dy gola dhe i siguron fitoren Bristol

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Anis Mehmeti po kalon një formë të shkëlqyer në kategorinë e dytë angleze.

Këtë herë 25-vjeçari realizoi dy gola në suksesin që Bristol arriti ndaj Stouk në Championship, shkruan A2 CNN.

Sulmuesi shqiptar realizoi në minutën e 11 për t’i dhënë avantazhin ekipit. Edhe pas kësaj, Mehmeti nuk u ndal dhe në minutën e 74 realizoi dhe golin e dytë me një goditje spektakolare.

Anis Mehmeti vijon të thyej rekordin pesonal, pasi deri më të tani ka shënuar 11 gola me fanellen e Britol, shkruan A2 CNN.

Skuadra e shqiptarit lufton për një biletë për në play off, për t’u bërë pjesë e grupit të skuadrave që do të jenë kandidate për tu ngjitur në elitë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos