Derbi Everton-Liverpool, sherr masiv në fushë, ndërhyn edhe Policia

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2025, 16:53 | Futboll

Derbi Everton-Liverpool, sherr masiv në fushë, ndërhyn edhe

Një sherr masiv ka ndodhur në fushë gjatë derbit Everton-Liverpool, prej atyre që në Premier Ligën angleze kishte kohë që nuk shiheshin.

Pas barazimit të Evertonit në frymën e fundit, në derbin e Liverpulit ndodhi gjithçka, shkruan A2 CNN.

Në atmosferën e tensionuar, mjaftoi përplasja ndërmjet Xhons të Liverpulit dhe Dukur të Evertonit, që në fushë të ndizej ferri.

Dy lojtarët u larguan me kartonë të kuq, por në sherr u përfshinë të gjithë, duke përfshirë edhe stolat rezervë.

Duke qenë se forcat e sigurisë në stadiumin e Evertonit nuk arrinin të vendosnin rregullin, në fushë ndërhyri edhe Policia.

Skenat ishin surreale, duke bërë që ndeshja e kampionatit më të fort në botë të dukej si një përballje e ligave amatore, ku incidentet e dhunshme janë diçka e zakonshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos