Chelsea përmbyset në shtesë, Manchester United në krizë të thellë

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2024, 21:08 | Futboll

Chelsea përmbyset në shtesë, Manchester United në krizë

Chelsea ka pësuar një humbje të papritur në shtëpi përballë Fulham, edhe pse kaloi shpejt në avantazh me Cole Palmer, i cili shënoi një supergol në pjesën e parë.

Fulham përmbysi gjithçka në pjesën e dytë me Wilson në minutën e 82 dhe Muniz, i cili vulosi fitoren me golin e tij në minutën e 95.

Ndërkohë, Nottingham Forest mposhti Tottenham, falë golit të Elanga në pjesën e parë. Me këtë fitore, Notingham është ngjitur në vendin e tretë në renditjen e kampionatit anglez dhe tani e sheh veten mes pretendentëve për titull, vetëm 1 pikë pas Chelsea të vendit të dytë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos