Egnatia perfekte, pas Kampionatit dhe Kupës fiton edhe Superkupën

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2024, 21:03 | Futboll

Egnatia perfekte, pas Kampionatit dhe Kupës fiton edhe Superkupën

Egnatia ka fituar Superkupën e Shqipërisë për herë të parë në historinë e saj.

Ekipi nga Rrogozhina ka mundur ekipin e Kukësit në finale me rezultatin 2-0, duke mbyllur një vit perfekt, pasi më parë kishte fituar Kampionatin dhe Kupën.

Egnatia dominoi përballe Kukësit që vinte nga Kategoria e Parë, duke krijuar më shumë lojë e raste.

Goli i shpejtë i Ujkës në pjesën e parë ua bëri më të thjeshtë ndeshjen, por u desh të priteshin minutat e fundit të sfidës që të mbyllej diskutimi me golin e Bakajokos, që vulosi suksesin 2-0. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos