Chelsea siguron finalen e Kupës së Ligës. Blutë e Londrës shkatërruan me rezultatin 6-1 Middlesbrough dhe morën një biletë për në fazën finale të trofeut.
Pas disfatës minimale në ndeshjen e parë, Chelsea përmbysi gjithçka duke dominuar sfidën dhe me synimin e qartë, kualifikimi më tej.
Që në fillim dukshëm, londinezët morën ritmin e lojës dhe kaluan në avantazh. Protagonist ishte Armando Broja që goditi fort drejt portës dhe falë devijimit dhe të Hauson në minutën e 15, topi shkoi në rrjetë.
Pas tij, vetëm pak minuta më vonë radha ishte e Fernandez, që dyfishoi rezultatin. Miqtë lanë shumë hapësira ndërsa vendasit shënuan dhe golin e tretë me Disasi që vulosi praktikisht fatin e ndeshjes.
Pjesë e goleadës ishte dhe Palmer që shënoi dy here dhe hipotekoi kualifikimin e londinezëve në finale.
Mirëpo ekipi Pochettinos nuk u ndal me kaq. Madueke shënoi dhe emrin e tij në listën e protagonistëve ndërsa Roggers në fund ishte autori i golit të nderit për miqtë duke mbyllur 90 minuta me rezultatin final 6-1.
Në finale, Chelsea do të përballet me fituesin e çiftit Fulham-Liverpool.
(A2 Televizion)