As Juve, as Milan e Inter, skuadra që ka hapur "thesin" në merkaton e verës në Serie A, 112 mln euro për 11 ditë

Nga A2 CNN
11 Korrik 2025, 13:33 | Futboll

As Juve, as Milan e Inter, skuadra që ka hapur "thesin" në

Klubi italian i Comos po rezulton surpriza më e madhe e merkatos këtë verë. Brenda vetëm 11 ditëve të para të korrikut, Como ka shpenzuar plot 112 milionë euro, duke siguruar 8 lëvizje në merkato: 3 blerje përfundimtare dhe 5 afrime të reja.

Pas blindimit të Cesc Fabregas dhe konfirmimit të Nico Paz, drejtuesit e klubit nuk kanë ndërmend të ndalen. Të tjera përforcime priten, sidomos në mbrojtje, mesfushë dhe në sulm, shkruan A2 CNN.

Emri më i përfolur është Alvaro Morata, i cili mund të transferohet në Como nëse arrihet marrëveshja me Galatasaray.

Ambicia e klubit është të krijojë një skuadër konkurruese në Serie A dhe të vazhdojë të surprizojë futbollin italian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos