Një finale për të shkruar historinë në arenën europiane. Sot, në mbrëmje, Ballkani shpreson të bëjë surprizën në Conference League edhe pse përballë do të ketë gjigandët e Dinamo Zagrebit.
Pavarësisht eksperiencës së kundërshtarit, dardanët kanë treguar se mund të luajnë si të barabartë dhe do të provojnë të përsërisin ndeshjen në Prishtinë ku fituan me rezultatin 2-0 ndaj kroatëve.
Trajneri Ilir Daja në konferencën për shtyp tregoi se Dinamo e Zagrebit mbetet favoritë, por ekipi shqiptar nuk ka çfarë të humbasë.
Një fitore e mundshme e ekipit shqiptar si dhe një sukses i Viktoria Plzen ndaj Astanës do të bënte që Dradanët të bënin ëndrrën e tyre realitet. Takimi do të luhet sot në mbrëmje në orën 21:00. (A2 Televizion)