Roma ka marrë 3 pikë të rëndësishme në 19 minutat e prapambetura të ndeshjes me Udinezen, e cila u ndërpre në minutën e 71 dy javë më parë.
Ishte Cristante në minutën e 95 të takimit ai që dërgoi topin në rrjetë dhe që zhyti më tej vendasit në fundit e tabelës.
Ndeshja mes Udinezes dhe Romës u ndërpre pasi lojtari i verdhekuqve u ndje keq dhe ra në fushën e lojës, por që fatmirësisht pas kontrolleve rezultoi pa probleme.
Tashmë, me këtë 3 pikësh Roma forcon pozitat në vendin e 5 të renditjes, që megjithatë përkthehet në një vend në Champions sezonin e ardhshëm. (A2 Televizion)