Cristiano Ronaldo le modestinë në shtëpi: Jam më i bukur se Beckham dhe më i njohur se Trump

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2025, 19:03 | Futboll

Cristiano Ronaldo le modestinë në shtëpi: Jam më i bukur se

Cristiano Ronaldo ka bërë sërish bujë me deklaratat e tij plot vetëbesim gjatë një interviste me Piers Morgan, ku u rikthye krahasimi mes tij dhe David Beckham.

Si Beckham ashtu edhe Ronaldo e kanë tejkaluar futbollin për t’u bërë ikona botërore, duke depërtuar në botën e modës dhe duke marrë vëmendje edhe për pamjen e tyre.

Prezantuesi Piers Morgan deklaroi me entuziazëm se Beckham nuk ishte “në të njëjtën nivel” me Ronaldon si lojtar, por e pyeti yllin portugez nëse e konsideronte veten më tërheqës se anglezi.

“Të krahasojnë shumë me Beckhamin, jo vetëm për pamjen tënde, a mendon se je më i bukur se David Beckham?”, pyeti Morgan.

“Varet,” u përgjigj fillimisht Ronaldo. “Për mua, pamja e mirë nuk është vetëm fytyra, por i gjithë në kompleks. Imagjinoni Cristianon dhe një djalë normal me bluza të kuqe në Copacabana, mendoni se nuk do të kem shans me askënd.”

Morgan e shtyu përsëri Ronaldon për krahasimin me Beckhamin, duke marrë përfundimisht një përgjigje aspak modeste nga 40-vjeçari.

“Po ecën nëpër Kopakabanën për, le të themi, dhjetë minuta. Kush tërheq më shumë vëmendje?”, pyeti Morgan.

“Unë, 100 përqind,” u përgjigj Ronaldo, duke shkaktuar të qeshura nga Morgan. “E dija, thjesht po përpiqesha të të ngacmoja,” shtoi prezantuesi.

“Trupi i Beckham është normal. Ai e di këtë. Fytyra e tij është e bukur, po, fytyrë e pashme. Pjesa tjetër është normale, sikur të ishte njeri normal. Unë nuk jam normal, jam perfekt.”

Ylli portugez shtoi me humor edhe një krahasim tjetër, këtë herë me ish-presidentin amerikan Donald Trump:

“Do të bëjmë një debat për botën, kush është më i famshmi? Unë apo Presidenti Donald Trump? Mendoj se, në botë, edhe në ishuj të vegjël, më njohin më shumë mua sesa atë.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos