Shkëndija e pëson në minutën e 100 dhe i shpëton fitorja nga duart

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2025, 08:31 | Futboll

Shkëndija e pëson në minutën e 100 dhe i shpëton

Ndeshja Shkëndija-Jagiellonia pati një fund dramatik.

Kuqezinjtë e trajnerit Jeton Beqiri ishin duke udhëhequr deri në minutën e 99, por nuk arritën të merrnin 3 pikët ndaj polakëve.

Liridon Latifi shënoi i pari me kokë në minutën e 49, ndërkohë që Jagellonia barazoi me Lozanon, që shënoi në aksionin e fundit të sfidës, në minutën e 100, duke bërë që dueli të mbyllej me rezultatin 1-1.

Pas 3 ndeshjeve të luajtura, Shkëndija ka arritur të sigurojë 4 pikë, duke u renditur në vendin e 21 të Conference League. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos