
Këshilltari i majtë në bashkinë e Tiranës, Alfred Muharremi u shpreh besimplotë se Erion Veliaj do të kthehet në drejtimin e kryeqytetit, pas vendimit të Kushtetueses.
Në Terminal në A2 CNN, Muharremi tha se Veliajt do t’i shpjegohet dhe “tradhtia” e votës së këshilltarëve për shkarkimin e tij.
“Ne shpresojmë që të kthehet në detyrë fizikisht, se ai në detyrë është. Unë e shpresoj të kthehet dhe t’i japim dhe përgjigje dhe duke komunikuar ndoshta edhe ajo normalisht hatërmbetja ndaj anëtarëve të këshillit që citoi Veliaj, t’ia shpjegojmë arsyet se përse ka ndodh. Ky ka qenë një ndër vendimet më të vështira, ka pasur dhe debat. Për ne nuk prevalon interesi personal, por ai i qytetarëve. Sapo u tha që ne kemi frikë nga zgjedhjet. Ne në 11 maj dolëm forcë e parë. Dhe Veliaj është prangosur në mënyrë të padrejtë. Veliaj u prangos në shkurt. Dhe në 11 maj, Tirana votoi PS”, tha Muharremi për gazetaren Aurora Sulçe. (A2 Televizion)
