Nis shitja e biletave për ndeshjen Andorra – Shqipëri

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2025, 17:57 | Futboll

Nis shitja e biletave për ndeshjen Andorra – Shqipëri

Federata e Futbollit njofton  tifozët shqiptarë se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Andorra – Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet më 13 nëntor 2025, në orën 20:45, në stadiumin “FAF” të Andorrës.

FSHF bën me dije se tifozët mund t’i blejnë ato përmes faqes zyrtare të FSHF-së në linkun: Biletat Shqipëri – Andorra

Një ditë para ndeshjes, biletat do t’u dërgohen me e-mail të gjithë personave që kanë kryer blerjen.

FSHF kujton se, ashtu si në çdo ndeshje, të gjithë personat që do të jenë të pranishëm në stadium duhet të kenë mjet identifikimi me vete dhe nuk do të lejohen objekte të ndaluara gjatë hyrjes në impiant. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos