“Veliaj ka Malin e Dajtit në kurriz”, Gjokutaj: Kushtetuesja nuk e kthen dot në zyrë

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2025, 20:31 | Politikë

“Veliaj ka Malin e Dajtit në kurriz”, Gjokutaj: Kushtetuesja

Avokati Genc Gjokutaj, ishte i ftuar në Terminal me Aurora Sulçen ku komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Erion Veliajn dhe reagimin e kryeministrit Rama për rikthimin e tij në krye të bashkisë së Tiranës.

Sipas Gjokutajt, çështja e shkarkimit të Veliajt nuk mund të ngatërrohet me çështjen penale të tij, duke shtuar se ai “ka malin e Dajtit në kurriz”.

“Kryeministri do të dalë nga autorësia, nuk mban top në këmbë. Dhe thotë që Kushtetuesja duhet ta çojë Erion Veliajn në zyrë. Nuk e çon Gjykata Kushtetuese në zyrë Erion Veliajn pasi ai ka malin e Dajtit në kurriz. Dhe çështja penale mbas të cilës është marrë masa e sigurisë përzihet sa vaji me ujin me çështjen e shkarkimit”, tha Gjokutaj në Terminal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos