“PS s`do zgjedhje në Tiranë”, Ruko: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn politik!

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2025, 20:47 | Politikë

“PS s`do zgjedhje në Tiranë”, Ruko: Vendimi i Kushtetueses

Mirela Ruko nga Lëvizja Bashkë u shpreh se PS nuk ishte e sigurt për fitoren e zgjedhjeve në Tiranë dhe për këtë arsye mendon se vendimi i kushtetueses për Veliajn është politik.

E ftuar në Terminal në A2 CNN, Ruko shton se PS nuk do zgjedhje në kryeqytet dhe për këtë tezë renditi disa shkaqe të cilat ajo mendon.

“3 gjykatës kushtetues menduan se shkarkimi ishte i drejtë. Ky është raport forcash. E kemi parë dhe në raste të tjera sensitive Gjykatën Kushtetuese, si në shembjen e teatrit. Unë mendoj se kemi të bëjmë me arsyetim politik. Për mendimin tim i intereson PS mosbërja e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës. Sepse drejtuesja e fushatës...e cila u emërua nga kryeministri Rama është duke u hetuar për abuzim me detyrën. Rama ndryshoi gjatë rrugës. E dyta ka lidhet me faktin se ka pasur një përplasje të brendshme në PS mes të vjetërve dhe të rinjve”, tha Ruko në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos