Cristiano Ronaldo ka rinovuar me Al Nasr.
Portugezi ka vendosur të firmosë deri në vitin 2027, shkruan A2.
40-vjeçari u bashkua në janarin e vitit 2023 me Al Nasr dhe ka luajtur 105 ndeshje me Al Nasr duke shënuar 93 gola dhe ka dhënë 19 asist.
Botërori i vitit 2026 vazhdon të jetë prioriteti për Cristiano Ronaldon. Gjithashtu, edhe goli numër 1000 në karrierën e tij si profesionist. Deri tani, Cristiano ka shënuar 938 gola.
(A2 Televizion)