Milani e hoqi si të padëshiruar, tashmë nënshkruan si “yll” i ri me Liverpool-in

Nga A2 CNN
26 Qershor 2025, 16:40 | Futboll

Milani e hoqi si të padëshiruar, tashmë nënshkruan si

Nga i padëshiruar te Milani, në një nga mbrojtësit më të kërkuar të Premier League, Milos Kerkez po përjeton një rikthim madhështor në skenën e madhe të futbollit europian. Liverpooli ka siguruar shërbimet e tij, duke e konsideruar si pasardhësin ideal të Andy Robertson, i cili nuk ka arritur të ruajë nivelin e zakonshëm gjatë sezonit 2024-25.

Kerkez, i cili u largua nga AZ Alkmaar drejt Bournemouthit në vitin 2023 për vetëm 15 milionë paund, ka shpërthyer si një nga mbrojtësit e majtë më dinamikë në ligë. Aftësitë e tij për të depërtuar me shpejtësi, për të krosuar saktë dhe për të rikuperuar topin lart në fushë kanë tërhequr vëmendjen e gjigantëve, përfshirë edhe Manchester City, por Liverpooli nuk humbi kohë dhe veproi, shkruan A2 CNN.

Për Bournemouthin, kjo është një tjetër lëvizje e zgjuar në merkato. Pas shitjes së Dean Huijsen te Real Madridi, edhe Kerkez i sjell përfitim të madh financiar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos