Ish-futbollisti i Tiranës, Rezart Dabulla, në studion e “Mega Sport” nga Altin Sulçe, në A2CNN, deklaroi se gjysma e futbollistëve që ka Tirana “janë amatorë”.
“Cilësia e lojtarëve që ka Tirana nuk është e duhura. Është katastrofë futbolli që kanë në këmbë. Për mua, gjysma e tyre janë lojtarë amatorë. Nuk e di se sa kohë mund të kenë pa luajtur. Nuk e di se kush dreqin i ka gjetur dhe i ka marrë te ky klub”, u shpreh Dabulla.
Ish-mbrojtësi ishte skeptik edhe për trajnerin e ri të bardhebluve, Ardian Nuhiun.
“Unë i uroj sukses sepse nuk dua të shoh ekipin tim në zemrës të dalë nga kategoria. I uroj me shpirt sukses. Por, edhe Nuhiun e kanë hequr për rezultate të dobëta nga Gjilani. Ka ardhur në një ambient që mbase e njeh, mbase nuk e njeh... Unë uroj me shpirt të bëjë mirë, por puna është që nga deklarata për shtyp ose prezantimi që bënë, trajneri i ri tha që duhet t'i fusë filozofinë e tij këtyre futbollistëve. Inshallah po ja fut, por...”, u shpreh Dabulla. (A2 Televizion)
