Manchester City rikthehet te fitorja, Haaland në formë të jashtëzakonshme

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2025, 20:21 | Futboll

Manchester City rikthehet te fitorja, Haaland në formë të

Pas humbjes zhgënjyese ndaj Aston Villës javën e kaluar, Manchester City është rikthyer te fitorja në Premier League me një triumf bindës 3-1 ndaj AFC Bournemouth, duke zgjatur serinë mbresëlënëse prej 17 përballjesh direkte me 16 fitore dhe vetëm 1 humbje.

Ndeshja nisi me emocion që në sekondat e para, kur Eli Junior Kroupi shënoi për Bournemouth, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Vetëm pak minuta më vonë, Erling Haaland zhbllokoi rezultatin pas një asisti nga Rayan Cherki, duke kaluar Cityn në epërsi.

Miqtë reaguan menjëherë dhe barazuan me Tyler Adams, pas një daljeje të pasigurt të portierit Gianluigi Donnarumma, por Haaland riktheu avantazhin me golin e tij të dytë personal – të 13-in në këtë sezon të ligës, shkruan A2 CNN.

Në pjesën e dytë, City dominoi plotësisht. Nico O’Reilly vulosi fitoren me një goditje të saktë në cepin e portës pas asistit të Phil Foden, duke e çuar rezultatin në 3-1.

Skuadra e Pep Guardiolës menaxhoi me qetësi minutat e fundit, duke marrë tre pikë të vlefshme që e ngjitin në vendin e dytë, ndërsa Bournemouth zbret në të katërtin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos