Milan mposht Romën dhe e shkurton diferencën në 1 pikë me Napolin

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2025, 08:17 | Futboll

Milan mposht Romën dhe e shkurton diferencën në 1 pikë me

Milani mposhti Romën në “San Siro” dhe iu afrua 1 pikë larg kryesuesit Napoli.

Kuqezinjtë e Allegrit vuajtën në 30 minutat e para, por më pas gjetën golin me Pavlovic, shkruan A2.

Menjëherë pas golit, Milani pati një rast tjetër të pastër me Fofana, por francezi nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë nga fare pranë.

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë patën raste të tjera të pastra me Leaon, por portieri Svilar dhe fati shpëtuan Romën.

Në fundin e ndeshjes, 3 pikët e arta kuqezinjve ia dhuroi portieri Mike Maignan, i cili u shndërrua në një hero të vërtetë duke i pritur penalltinë Dybalas.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos