Derbi i Milanos në finalen e Superkupës së Italisë

Nga A2 CNN
3 Janar 2025, 22:19 | Futboll
Derbi i Milanos në finalen e Superkupës së Italisë

Milani përmbysi Juventusin në një ndeshje dramatike duke siguruar një finale derbi në Superkupën e Italisë kundër Interit.

Pas golit të barazimit nga Rafael Leao, një autogol i Federico Gatti vulosi fitoren 2-1 për kuqezinjtë.

Juventusi humbi rekordin e pathyeshmërisë prej 14 ndeshjesh, ndërsa Milani kërkon të barazojë Interin me tetë trofe në këtë kompeticion.

Finalja e së hënës do të jetë vendimtare për historinë e Superkupës dhe rivalitetin e përjetshëm mes dy ekipeve milaneze.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos