Derbi Partizani-Tirana, çmime të kripura në Air Albania

Nga A2 CNN
18 Shtator 2024, 09:01 | Futboll

Në datën 21 shtator, ditën e shtunë, në orën 20:00, do të luhet derbi i parë i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e gjashtë të Superiores.

Partizani, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur edhe çmimet e biletave për këtë takim, i cili do të zhvillohet në “Air Albania”, shkruan A2 CNN.

Ajo që bie në sy është rritja e ndjeshme e çmimit të biletave. Krahasuar me ndeshjen e fundit mes Tiranës dhe Elbasanit në Air Albania, çmimet janë dy fish më të larta.  

Ditën e shtunë, prej orës 20:00, 2 klubet legjendare do të përballen për herë të parë këtë sezon në duelin e vlefshëm për javën e 6-të të Superiores, që do të luhet në “Air Albnia”.

“Klubi njofton se çmimet e biletave në Tribunat respektive të “Air Albania Stadium” do të jenë:

Biletat në Tribunat Qëndrore:

Sektori: VIP GOLD W104 do të kushtojnë 5 000 Lek

Sektorët: W102, W103, W105, W106 do të kushtojnë 4 000 Lek

Sektorët: W101, W107 do të kushtojnë 3 000 Lek

Biletat në Tribunën përballë:

Sektorët: E104, E105, E106, kushtojnë 1 500 Lek

Sektorët: E 103,E107,E204,E205,E206, E207,E208

E201,E202,E203,E101,E102,E108 do të kushtojnë 1 000 Lek

Biletat në tribunat pas porte:

Sektorët: Nga N201 deri N207 dhe N101 deri N106 do të kushtojnë 500 Lek

Sektorët: Nga S102 deri S205 dhe nga V101 deri V202 do të kushtojnë 500 Lek

▶️Sektorët e rezervuar për tifozerinë e Tiranës do të jenë: W105, W106, W107

S101, S102, S103, S104, S201, S202, S203, S204, S205

V101, V102, V103, V201, V202

Biletat mund ti siguroni nga dita mërkurë online ➡️

https://al.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Si dhe çdo ditë pranë pikës së shitjes të stadiumit “Selman Stërmasi” ⏰️ 10:00 - 18:00.

'Të shtunën ditën e ndeshjes biletat i gjeni edhe pranë stadiumit "Air Albania", njofton Partizani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos