Spanja nuk e lejon! Ja pse Stuttgart luajti me fanella pa sponsor ndaj Real Madrid

Nga A2 CNN
17 Shtator 2024, 23:59 | Futboll

Spanja nuk e lejon! Ja pse Stuttgart luajti me fanella pa sponsor ndaj Real

Stuttgart luajti kundër Real Madrid në ndeshjen e parë të Champions League për sezonin 2024-2025.

Në këtë takim, klubi gjerman u paraqit pa sponsorin kryesor në fanella. Arsyeja ishte se sponsor i Stuttgart është kompania e basteve Winamax dhe ligji në Spanjë e ndalon reklamimin e basteve në ngjarje sportive, shkruan A2.

Edhe pse UEFA e lejon reklamimin e shërbimeve të basteve, Spanja dhe Italia kanë ligjet e tyre, ndaj Stuttgart do të duhet të luajë me të njëjtat fanella kundër Juventusit, më 22 tetor.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos