Juventus përrallor në Ligën e Kampioneve, fitore me 3 gola edhe për Aston Villa

Nga A2 CNN
17 Shtator 2024, 21:21 | Futboll

Juventus përrallor në Ligën e Kampioneve, fitore me 3 gola edhe

Juventus dhe Aston Villa  e nisën epokën e re të Ligës së Kampionëve me fitore spektakolare.

“Zonja e Vjetër” dhuroi spektakël në Torino duke bërë një demonstrim force para tifozerisë së saj. Juve mposhti me rezultatin 3-1 kampionët në fuqi të Hollandës.

Edhe pse PSV-ja hyri më fortë në lojë, një “shpërthim” i skuadrës së Thiago Motta-s solli dy gola në një hark kohor prej shtatë minutash (21’-27’), duke çuar ndeshjen në favor të tyre.

Goli i parë erdhi nga një goditje spektakolare në minutën e ’21 e talentit turk Kenan Yildiz, i pasuar nga rrjeta e minutës së ’27 nga mesfushori amerikan McKennie.

Bardhezinjtë vazhduan të festonin dhe protagonist u bë mesfushori i sapoardhur, argjentinasi Nicolas Gonzalez, i cili ktheu në gol në minutën e ’52 një asist të Vlaholiç.

E vetmja gjë që arritën holandezët ishte të shënonin golin e nderit në minutën e ’93 me Saibari.

Diçka e ngjashme ndodhi edhe në Bernë, ku skuadra e Unai Emery ishte superiore në të gjitha drejtimet përballë Young Boys. Anglezët e mbyllën pjesën e parë në epërsinë e dy golave, të shënuar nga  Tielemans dhe Ramsey.

Ollie Watkins shënoi për të çuar rezultatin në 3-0 në minutën e 43-të, por pas rishikimit të fazës me VAR, arbitri Kabakov e anuloi golin pasi topi kishte gjetur më parë dorën e sulmuesit anglez.

Në pjesën e dytë, “fshatarët” nga Birmingemi gjetën golin e tretë vetëm në minutën e ’86, pasi Onana shënoi pas një asisti të Tielemans. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos