Mbrëmje për t'u harruar për Milanin, humbje e rëndë dhe dëmtim i Maignan

Nga A2 CNN
17 Shtator 2024, 23:44 | Futboll

Mbrëmje për t'u harruar për Milanin, humbje e

Një mbrëmje për t'u harruar për Milanin dhe portierin Mike Maignan. Francezi, i cili kishte thirrur dy herë asistencën e stafit mjekësor në pjesën e parë për shkak të problemeve muskulore, u godit në mënyrë të pavullnetshme në gju nga Tomori në fillimin e pjesës së dytë.

Numri një i kuqezinjve u detyrua të dilte nga fusha dhe vendin e tij e zuri i riu Lorenzo Torriani, i lindur në vitin 2005.

Në orët në vijim do të duhet të vlerësohen kushtet e Maignan për ndeshjen shumë të rëndësishme të së dielës në mbrëmje: derbin ndaj Interit. Në këtë rast do të ishte sërish radha e portierit të ri që debutoi në një ndeshje zyrtare me Liverpool, pasi kishte spikatur në miqësoret e verës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Manchester City dhe Barcelona.

Torriani ka kaluar në të gjithë sistemin e të rinjve të Milanit, nga Pulcini tek ekipi i parë, të cilit iu bashkua për herë të parë në verën e vitit 2022, për të marrë pjesë në kampin stërvitor veror. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos