Në mbrëmje do ndiqte ndeshjen ndaj Milanit, vdes tragjikisht tifozi i Liverpool

Nga A2 CNN
17 Shtator 2024, 17:57 | Futboll

Në mbrëmje do ndiqte ndeshjen ndaj Milanit, vdes tragjikisht tifozi i

Fati tragjik e ka ndjekur një tifoz të gjigandëve anglezë Liverpool pak orë para se ekipi i tij i zemrës të zbresë në fushën e “San Siros” për të luajtur përballë Milanit.

Mediat italiane raportojnë se tifozi 51-vjeçar nga Irlanda ka vdekur pasi u aksidentua nga një makinë në përpjeke për të kaluar autostradën në Bergamo, përcjell A2.

Tifozi irlandez i “The Reds” kishte mbërritur në Bergamo me një fluturim nga Mançesteri pak para mesnate së bashku me dy miqtë e tij dhe u drejtuan për në hotelin që kishin rezervuar.

Ai zgjodhi të kalonte autostradën A4, e cila kalon përballë aeroportit Orio al Serio. Miqtë e tij nuk e ndoqën, ndërsa ai u godit nga një makinë, duke mbetur i vdekur në çast, raporton A2.

Tifozi i dha frymën e fundit disa metra larg hotelit ku do të kalonte natën para se të ishte në Milano për sfidën e Champions League, ndërsa autoritetet i kanë gjetur në xhepa përveç pasaportës dhe biletën për ndeshjen e sotme, shkruan A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos