Dhuna e tifozëve, Franca ndalon transfertat e rrezikshme

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2023, 16:49 | Futboll

Dhuna e tifozëve, Franca ndalon transfertat e rrezikshme

Dhuna dhe incidentet të javëve të fundit, kanë detyruar autoritetet franceze të ndalojnë transfertat për tifozët, në ato ndeshje që cilësohen me rrezikshmëri të lartë.

Episodet e rënda kulmuan me vdekjen e një tifozi të Nantes gjatë fundjavës së kaluar, pas përleshjeve me ultras të Nice.

Ministri i brendshëm francez, Darmanin firmosi dekretin që i ndalon transfertat tifozëve në pesë ndeshje të javës së 15-të në Ligue 1 dhe për tre ndeshje të Kupës së Francës. Mes ndeshjeve ku tifozët miq nuk lejohen në stadiume janë edhe ato të Paris Saint Jermain, Lyon dhe Marseille. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos