“Djali i artë i futbollit italian”, Tirana pret ekspozitën për legjendën Paolo Rossi

Nga Erald Kodhelaj
9 Dhjetor 2023, 13:52 | Futboll

“Djali i artë i futbollit italian”, Tirana pret ekspozitën

Prej 26 janarit 2024 Tirana do të presë ekspozitën në ndër të Paolo Rossit, një prej emrave legjendarë të futbollit italian.

Iniciativa e mbështetur nga Kryeministria dhe Ambasada Italiane u prezantua më 9 dhjetor, tre vjet pas ndarjes nga jeta të yllit të Botërorit 1982 të fituar nga Italia.

I pranishëm aty ishte edhe legjenda e trajningut italian dhe atij botëror, tekniku i mirënjohur, Arrigo Saki. Në ekspozitën me emrin “Djali i Artë i futbollit italian” do të paraqiten sendet personale të Paolo Rossit, mes tyre “Topi” si lojtari më i mirë i Kupës së Botës 1982 dhe Këpuca e Artë e goleadorit më të mirë.

Mes të tjerave, në ekspozitë do të ketë edhe fanella apo sende që i përkisnin edhe legjendave të tjera të futbollit botëror, nga Pele te Diego Armando Maradona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos