Dinamo “blindon” mbrojtjen, prezanton dy afrimet e fundit

Nga Dea Kozma
12 Korrik 2024, 12:42 | Futboll

Dinamo “blindon” mbrojtjen, prezanton dy afrimet e fundit

Dinamo blindon mbrojtjen! David Gjinollari është zyrtarisht lojtari më i ri i kryeqytetasve. Mbrojtësi i krahut të majtë është prezantuar si përforcimi i ri i skuadrës së Mehmetit dhe është gati për aventurën e re në superiore.

25-vjeçari u aktivizua në dy sezonet e fundit me Teutën ku bëri mjaft mirë duke u kthyer dhe në një nga pikat kyçe të ekipit durrsak. Pasi i përfundoi kontrata me bregdetarët, Gjinollari nuk ka humbur kohë dhe zgjodhi kryeqytetasit ndonëse interes kishte dhe nga klube të tjera në superiore por edhe jashtë vendit.

Një rikthim ky për Gjinollarin te Dinamo, pasi është një lojtar i dalë nga akademia e klubit kryeqytetas. Sezonin e kaluar, ai u aktivizua me Teutën në 35 ndeshje dhe arriti të shënojë dhe një gol ndaj Tiranës.

Përveç Gjinollarit, Dinamo prezantoi dhe mbrojtësin 29-vjeçar Mateo Muzeek.

Futbollisti nga Kroacia vjen me një eksperiencë të pasur me skuadra si Neftchi Baku, Shakhter Karaganda, Sheriff Tiraspol, Larisa, ndërsa sezonin e fundit ishte pjesë e Brijek në Bosnje Herzegovinë. Projekti i Dinamos duket se dhe këtë sezon vijon të jetë me ambicie maksimale për të rikthyer ekipin në majat e futbollit shqiptar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos