Vllaznia barazoi 2-2 në Islandë ndaj Valurit në një ndeshje që përfundoi mes shume polemikash.
Kuqeblutë bindën me lojën e tyre, ndonëse fillimi nuk ishte më i miri. Vendasit kaluan shpejt në avantazh, megjithatë dhe kundërpërgjigja e ekipit të Brdaric nuk vonoi me Krymin që vendosi sërish baraspeshën.
Në pjesën e dytë, situata për shkodranët u bë dhe më e vështira kur Deliu u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la ekipin me 10 lojtarë.
Megjithatë, Brdaric aktivizoi talentin 18-vjeçar, Kevin Dodaj që rezultoi efikas dhe përmbysi islandezët. Kur u duk se festa ishte e shkodranëve, në minutën e 9 shtesë, nga 6 që kishte akorduar gjyqtari, Valur barazoi 2-2 rezultatin mes protestave të kuqebluve.
Kualifikimi do te vendoset pas një jave në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër. (A2 Televizion)