Dinamo ka fituar Kupën e Shqipërisë për herë të 14 në historinë e saj. Ky triumf vjen 22 vite pas herës së fundit kur skuadra dinamovite kishte ngritur këtë trofe, shkruan A2.
Skuadra e Ilir Dajës mposhti me penallti Egnatian, ekip që kishte fituar dy edicionet e fundit të këtij trofeu.
Ndeshja mes dy skuadrave përfundoi 2-2, me Dinamon cinike që shfrytëzoi maksimalisht rastet që krijoi duke e parë veten në secilën pjesë loje në avantazh, e arritur më pas nga rrogozhinasit në minutat shtesë të secilës pjesë.
Kjo bëri që finalja të shkonte në shtesa, ku nuk kishte ndryshim rezultati. Teqja realizoi dy pritje, duke i dhuruar trofeun Dinamos. (A2 Televizion)